ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
7 lajme tronditëse mbretërore që tronditin pallatin, ndërsa deklarata tronditëse e Princit Harry ngjall frikë 9 hours ago
Titujt e gazetave: ‘Starmer përballet me Farage’ dhe ‘Kufiri i përfitimeve për dy fëmijë do të hiqet’ 9 hours ago
Bowen: Momenti është forca e planit të Trump për Gazën, por mungesa e detajeve është dobësia e tij 9 hours ago
Starmer duhej t’u tregonte kritikëve të tij se mund të përballej me Farage-n 9 hours ago
U fsheha si pastrues në një shtëpi kujdesi që po dështonte. Ja çfarë pashë 9 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Skenarët e “rastit Beleri”, ja çfarë ndodh me drejtimin e Bashkisë së Himarës sipas ligjit

albnews by albnews
27 June, 2023
in Albania
0
Skenarët e “rastit Beleri”, ja çfarë ndodh me drejtimin e Bashkisë së Himarës sipas ligjit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Këshilli bashkiak i Himarës ka 21 anëtarë, shumicën e të cilëve i fitoi në zgjedhjet e 14 majit Partia Socialiste, por sipas ligjit për vetëqeverisjen vendore, asnjë prej këshilltareve nuk mund të ushtrojë funksionin e kryetarit dhe të zëvendëskryetarit të bashkisë.

Në të njëjtin ligj, Parlamenti në vitin 2015 ka përcaktuar në nenet 60, 61 dhe 62 skenarët e drejtimit të bashkive në rastet kur episodet si ai i zotit Beleri është në konflikt me këtë ligj.

RelatedPosts

Bllokohet tjetër makinë luksoze, policia sekuestron Lamborghinin 160 mijë euro në Tiranë

Diella shfaqet me 6 gishta në mesazhin e postuar në Facebook, ministria më pas ja ‘pret’ duart

Prokuroria kërkon 20 vite burg për bosin shqiptar të drogës: Dënime maksimale për mafian ballkanike që futi lavanderitë e kokainës në Belgjikë

Beleri e ka vërtetuar sipas këtij ligji edhe para gjykatës së Vlorës mandatin e tij si fitues, por aktualisht ai është i ndaluar për shkak të akuzave të ngritura nga Struktura e Posaçme Antikorrupsion.

Mandati i një kryetari bashkie bëhet i pavlefshëm sipas nenit 45 të Kushtetutës, ku thuhet se përjashtohen nga e drejta për t’u zgjedhur shtetasit që vuajnë dënimin me heqje lirie, ose të së drejtës për t’u zgjedhur para dhënies së një vendimi përfundimtar.

Gjithashtu, në kuptim të ligjit për vetëqeverisjen vendore, Beleri e merr detyrën vetëm nëse bën betimin para këshillit bashkiak dhe deri në këtë moment, detyrën e ushtron kryetari që është në detyre nga mandati paraardhës.

Neni 61 i ligjit për vetëqeverisjen thotë se mandati i kryetarit të bashkisë përfundon përpara afatit në rastet kur kryetari: a) nuk pranon të bëjë betimin; b) jep dorëheqjen; c) nuk është më banor i përhershëm i bashkisë ku është zgjedhur; ç) shkarkohet, sipas nenit 62 të këtij ligji; d) kandidon për deputet; dh) humbet zotësinë juridike për të vepruar me vendim gjykate të formës së prerë; ose ndërron jete.

Neni 62 i të njëjtit ligj tregon se shkarkimi i Kryetarit të Bashkisë me vendim të Këshillit të Ministrave ndodh në rastet kur ai ose ajo kryen shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve; dënohet për kryerjen e një vepre penale, me vendim të formës së prerë, nga gjykata; ose propozohet për shkarkim nga këshilli bashkiak përkatës për mosparaqitje në detyrë për një periudhë 3-mujore të pandërprerë./RTSH

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

7 lajme tronditëse mbretërore që tronditin pallatin, ndërsa deklarata tronditëse e Princit Harry ngjall frikë

7 lajme tronditëse mbretërore që tronditin pallatin, ndërsa deklarata tronditëse e Princit Harry ngjall frikë

1 October, 2025
Titujt e gazetave: ‘Starmer përballet me Farage’ dhe ‘Kufiri i përfitimeve për dy fëmijë do të hiqet’

Titujt e gazetave: ‘Starmer përballet me Farage’ dhe ‘Kufiri i përfitimeve për dy fëmijë do të hiqet’

1 October, 2025
Bowen: Momenti është forca e planit të Trump për Gazën, por mungesa e detajeve është dobësia e tij

Bowen: Momenti është forca e planit të Trump për Gazën, por mungesa e detajeve është dobësia e tij

1 October, 2025
Starmer duhej t’u tregonte kritikëve të tij se mund të përballej me Farage-n

Starmer duhej t’u tregonte kritikëve të tij se mund të përballej me Farage-n

1 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result