E keni menduar ndonjëherë sesi do të ishte një akullore me “ketchup”? Apo me biskota dietike? Apo me bizele?
Të gjitha këto shije, mund t’i testoni, nëse jeni për një shëtitje në Londër, atje ku është hapur prej fund qershorit, dyqani “Projekti i Akullorës”, i konceptuar dhe tashmë i vënë në jetë, nga stilistja britanike e aksesorëve, Anya Hindmarch.
E lodhur nga shijet tradicionale të akullores, ajo vendosi të hapë një dyqan të vogël, interesant, tipik anglez, me varietete akulloresh e sorbetosh, me shije larg klasikes së ëmbël por me salcë pikante, spec djegës, patatina apo cereali, sikurse edhe ushqime të ndryshme, që ne i përdorim çdo ditë në kuzhinë.
Gjithçka të kripur apo që njerëzit e përdorin edhe në “fast foode” apo restorante, Sarah e përdor në akullore, edhe fruta të thata.
Sarah ka lidhur kontratë për këtë projekt deri në 27 gusht, në qoftë se deri atëherë do të jetë i suksesshëm, atëherë biznesi do të vazhdojë. Ditët e para, kanë qenë të jashtëzakonshme. Por përtej kuriozitetit, kush niset për një akullore, vërtet do ta shijojë atë me “ketchup” apo mustardë sipër.