Panele diellore mbi tarracën e kryeministrisë, Rama: Do të shtrihet edhe në institucione të tjera

albnews
By
1 Min Read

Shumë institucione në vendin tonë, duke filluar që nga kryeministria, do të shfrytëzojnë edhe energjinë diellore nëpërmjet paneleve.

Lajmi është bërë publik nga kryeministri Edi Rama, i cili, në rrjetin e tij social Instagram, ka publikuar momente nga puna për vendosjen e paneleve diellor mbi ndërtesën kryesore të qeverisë.

Sipas tij, programi i vendosjes së paneleve diellore do të jetë jo vetëm në kryeministri, por edhe në shumë institucione të tjera.

“Kjo është Kryeministria, ku po jetësohet faza e parë e programit të energjisë diellore, e cila shtrihet në një sërë institucionesh”,- shkruan Rama në Instagram.

Share This Article