4 komunat në veri të Kosovës, Klinton nga Tirana: U krijuan në të mirë të serbëve

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjatë fjalimit të tij në Tiranë, ku u nderua me “Yllin e Mirënjohjes”, ish-presidenti Bill Klinton tha se, në atë kohë, 4 komunat që sot janë kthyer në mollë sherri e fuçi baruti, u krijuan vetëm për t’u dhënë 4 kryebashkiakë më shumë serbëve.

“Ka një mosmarrëveshje që po ndodh në Kosovë që nuk duhet të ndodhte. Kosovarët i krijuan ato 4 qyteza në të mirë serbëve, për t’u dhënë 4 kryebashkiakë më tepër. Mendoj se është e lehtë për shqiptarët, tashmë në shumicë, që të përpiqen të përfitojnë nga momenti për të paraqitur argumentin e tyre, por duhet të ndalim këtë marrëzi. Ka njerëz që jetojnë, kanë nevojë për qeverisje të denjë dhe qytetarët kanë nevojë t’u thuhet të votojnë”, tha Bill Klinton.

Rama vlerëson Klinton: Çliroi Kosovën dhe hapi një epokë të re për “fuçinë e barutit”

Rama theksin e vendosi te Kosova dhe roli kryesor i Clinton në bombardimin e Serbisë.

“Një njeri që para se të hyja në jetën politike ia kam parë dhe lexuar fjalimet për shijen e jashtëzakonshme të udhëtimit drejt një bote më të mirë. Jo vetëm ia kam riparë, dëgjuar dhe lexuar ato që ka thënë, por edhe studiuar, si i ka thënë për të mësuar jo vetëm prej përmbajtjes, por edhe artit të tij të komunikimit duke i analizuar. Clinton, një nga oratorët më të mahnitshëm që ka njohur historia. Që nga adresimi i Clinton në janarin e 1993, ku predikon fuqinë e drejtësisë, tek fjala e lamtumirës në 2002, ku na këshillon këmbënguljen deri në fund. Bill Clinton i rrëmbeu zemrën Amerikës dhe rrëmbeu botën”.

Share This Article