Shërbimi Sekret Amerikan ka nisur hetimet pas gjetjes së kokainës në Shtëpinë e Bardhë në krahun perëndimor të Shtëpisë së Bardhë, e cila strehon zyrat e zëvendëspresidentit, shefit të stafit të Shtëpisë së Bardhë, sekretarit të shtypit dhe qindra punonjësve të tjerë që kanë akses.
Si masë paraprake kompleksi i Shtëpisë së Bardhë u mbyll pas zbulimit të drogës, i cili pasi iu nënshtrua një testi paraprak, rezultoi të ishte kokainë. Presidenti Joe Biden dhe familja e tij ndërkohë ndodheshin në Kamp David në Maryland.
Shërbimi Sekret do të udhëheqë një rishikim të plotë se si substanca hyri në Shtëpinë e Bardhë, sipas BBC.
Ndërkohë janë ekzaminuar kamerat për të përcaktuar se kush kishte akses në zonën ku u gjet lënda narkotike.
Kokaina është një drogë e Programit II sipas Aktit të Substancave të Kontrolluara, që do të thotë se ka një potencial të lartë për abuzim, sipas Administratës Amerikane të Zbatimit të Drogës.