Përmes një deklarate për mediat, Policia e Shtetit ka përgënjeshtruar informacionet që qarkullojnë se autoritetet shqiptare kanë dërguar për ekzaminime pajisjet e sekuestruara gjatë aksionit të zhvilluar në kampin e MEK mëngjesin e 20 Qershorit.
Më tej uniformat blu mohojnë të kenë patur kontakte me shtetin e Iranit apo shtetas së saj me qëllim verifikimin e serverave të sekuestruar në kuadër të një hetimi që ndiqet nga SPAK.
Për të përftuar të dhënat dhe materialet që mbartin këto pajisje, policia thotë se njësitë kompjuterike dhe serverat janë çuar për ekspertizë digjitale tek strukturat përkatëse në vend.