Atentati ndaj Gentian Bejtjas, RENEA dhe FNSH zbarkojnë Tapizë dhe Nikël, shoqërohen disa persona

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

RENEA dhe FNSH-ja kanë zbarkuar mëngjesin e sotëm në zonën e Tapizës dhe Niklës, në lidhje me hetimet për atentatin në Larushk ku humbi jetën Ramazan Sino dhe u plagosen 2 fëmijët e Gentian Bejtjas.

Burimet bëjnë me dije se në zonë kanë qenë më 2 furgonë të FNSH dhe 2 të RENEA. Sipas informacioneve paraprake janë shoqëruar disa persona.

Aksioni ka nisur rreth orës 6 të mëngjesit. Në kuadër të hetimeve për ngjarjen e rëndë te enjten mbrëma u arrestua Valter Bami, të cilit i janë gjetur gjurmë baruti në duar, por ai ka mohuar të ketë lidhje me atentatin.

Share This Article