9 mjete lundruese gomone dhe Jet ski janë bllokuar nga policia kufitare përgjatë monitorimeve për të verifikuar ligjshmërinë e posedimit dhe të drejtimit të mjeteve lundruese, si dhe për të parandaluar ngjarjet me pasoja për jetën dhe shëndetin e pushuesve.
2 gomone dhe 1 Jet Ski u bllokuan në plazhin e Ksamilit, Potamit dhe në atë të Golemit, pasi u konstatuan duke lundruar në zona të ndaluara dhe për këtë shkak se përbënin rrezik për pushuesit.
Drejtuesit e këtyre mjeteve u ndëshkun me gjobë në vlerën 100 000 lekë. Ndërkohë gjatë patrullimit në plazhet në qarkun e Vlorës, u bllokuan 3 Jet Ski dhe 1 gomone për shkak të mungesës së dokumentacionit,ndërsa u ndëshkuan me 10 mijë lekë gjobë drejtuesit e tyre.
Në portin e Durrësit policia kufitare bllokoi 2 skafë për shkak të tejkalimit të afatitt për regjistrim, vepër për të cilën 2 drejtuesit u ndëshkuan me 20 mije lekë gjobë.
Kontrollet e shtuara vijnë në kuadër të masave marra nga policia e shtetit për mbarëvajtjen e sezonit turistik.