ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Përfundojnë vizitën në Britani, Donald dhe Melania Trump nisen drejt SHBA-së 15 hours ago
“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer 20 hours ago
Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste 20 hours ago
Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin 20 hours ago
Vazhdon mbrojtja e UÇK në Hagë, Williams mbyll dëshminë: Thaçi nuk ishte fshatar, u arsimua në Zvicër 20 hours ago
Next
Prev
Home Diaspora

Me doktoraturë dhe ligjërues në Universitetin e Vjenës, refuzohet nga Universiteti i Prishtinës

albnews by albnews
12 July, 2023
in Diaspora
0
Me doktoraturë dhe ligjërues në Universitetin e Vjenës, refuzohet nga Universiteti i Prishtinës
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ilir Murturi i ka përfunduar studimet e doktoratës në Universitetin Teknik të Vjenës, respektivisht në Fakultetin e Informatikës që rangohet i pari në Austri dhe i 73-ti në botë.

Ai ka punuar edhe si mësimdhënës në këtë universitet, por që kjo përvojë e tij nuk ka mjaftuar që ai të marrë pozitën e Profesor Asistent në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike (FIEK), në kuadër të Universitetit të Prishtinës (UP), përcjell albinfo.at.

RelatedPosts

EMRI/ Vritet një shqiptar në Toronto

Kompanitë e dërgesave të paravë “grijnë” emigrantët, për 345 euro, 5.9% mbahen komision

Protesta në Hagë, Rama: Asgjë tjetër përveç drejtësisë, për Kosovën dhe çlirimtarët e saj

“Për mua gjithmonë ka qenë dhe mbetet mision në jetë të kthehem në Kosovë dhe të kontribuoj duke ushtruar profesionin tim të hulumtuesit shkencor që tani e 8 vjet e mbaj. Natyrisht, për kolegët në Vjenë asnjëherë kjo nuk është mirëpritur, sepse për ta është e pakuptimtë kalimi nga një universitet, i cili rangohet në mesin e universiteteve më prestigjioze në botë, në një institucion që nuk gëzon reputacion të mirë në komunitetin shkencor ndërkombëtar.  Sepse për ta kjo është thjesht sakrifikim i karrierës akademike që kam ndërtuar përgjatë 6 vjetëve të fundit në Universitetin Teknik të Vjenës”, është shprehur ai.

Me një reagim të tij, ai pretendon se komisioni recensues i ka pranuar si kontribute shkencore për kundërkandiatin e tij edhe punimet e botuara nga një shtëpi botuese në Prishtinë.

“Dhe, përkundër një portofoli të shkëlqyeshëm të punimeve shkencore, komisioni recensues propozon kandidatin tjetër me doktoratë nga një universitet i rajonit, i cili nuk rangohet nga asnjë institucion ndërkombëtar si dhe me një numër konsiderueshëm më pak të punimeve. Ndërsa, pjesa më e tmerrshme e këtij vendimi është që komisioni recensues për kandidatin e përzgjedhur ka pranuar si kontribute “shkencore” punimet e botuara në “RICOH” (fotokopje/botues në Prishtinë), skripta me detyra, si dhe përkthime – pa bërë asnjë analizë në lidhje me cilësinë, impaktin e tyre në fushën e studimit përkatës apo përdorimin e tyre nga ndonjë institucion arsimor vendor apo ndërkombëtar! Pranimi i publikimeve të tilla është një shkelje e rëndë e të gjitha normave dhe etikës akademike. Thjesht, PA KOMENT!”, ka shkruar ai në Facebook.

Përfundimisht, pas këtij refuzimi Murturi thotë se do të vazhdojë karrierën e tij në Universitetin Teknik të Vjenës.

“Unë do të vazhdoj punën në Universitetin Teknik të Vjenës dhe sigurisht se më të lumturit për këtë do të jenë kolegët e mi nga Vjena. Ndërsa ndaj këtij vendimi skandaloz do të ankohem dhe do të ndjek të gjitha rrugët ligjore deri në fund. Arsyeja e ankesës time do të jetë vetëm dhe vetëm për ta bllokuar këtë proces dhe për ta ndalur edhe më tutje shkatërrimin e vazhdueshëm që po i bëhet Universitetit të Prishtinës. Le të mbetet në ndërgjegjen e anëtarëve të Senatit të Universitetit, Rektoratit, Ministrisë së Arsimit, Teknologjisë dhe Shkencës, si dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për të adresuar këtë çështje me integritet dhe drejtësi”, është shprehur Murturi.

Po ashtu ka paralajmëruar ankesë dhe ndjekje të rrugëve ligjore sa i përket këtij rasti, përcjell albinfo.at.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Përfundojnë vizitën në Britani, Donald dhe Melania Trump nisen drejt SHBA-së

Përfundojnë vizitën në Britani, Donald dhe Melania Trump nisen drejt SHBA-së

18 September, 2025
“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer

“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer

18 September, 2025
Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste

Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste

18 September, 2025
Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin

Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin

18 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result