Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan, njofton se është marrë vesh me homologun rus, Vladimir Putin, që korridori në Detin e Zi për eksportimin e grurit nga Ukraina, të mbesë i hapur.
Ai tha se shpreson shumë që marrëveshja, që skadon më 17 korrik, të zgjatet sërish. Erdogan njoftoi se Putini do të vizitojë Turqinë gjatë muajit gusht.
“Siç e dini, ne po përgatitemi të presim z.Putin në Turqi në muajin gusht dhe ne jemi marrë vesh që ujdia për korridorin e grurit në Detin e Zi duhet të zgjatet. Z.Guterres nga Kombet e Bashkuara gjithashtu i ka dërguar një letër z.Putin. Shpresoj që ajo letër dhe përpjekjet e përbashkëta të Turqisë dhe Rusisë, korridori për grurin do të mbesë hapur”, tha Erdogan.