Lëvizja e papritur në merkato, Cuadrado një hap larg Interit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas tradhëtisë së Lukakut, Inter po mendon të hakmerret ndaj futbollistit belg dhe është shumë pranë zyrtarizimit të Juan Cuadrados. Mediat italiane e bëjnë të sigurt se kolumbiani ka gjetur akordin me zikaltërit dhe është vetëm një hap larg kalimit në Milano.

Siç raportohet, Inter i ka ofruar një kontratë 1-vjeçare nga e cila do të përfitojë 2,5 milionë euro, një ofertë që e ka joshur kolumbianin dhe ka pranuar të bëhet pjesë e skuadrës zikaltër, ndërsa brenda kësaj jave do të hedhë dhe firmën në kontratën e re.

Cuadrado luajti me fanellën e Juventusit që nga viti 2015, ndërsa mbajti shiritin e kapitenit dhe në disa ndeshje me fanellën bardhezi. Edhe tifozët juventin nuk janë pajtuar me këtë transferim, ndonëse lojtari vjen si transferim i lirë tek Interi pasi kontrata me Juven i përfundoi këtë verë. 

Ai kishte oferta dhe nga Amerika apo Arabia Saudite, por dëshira e tij ishte të qëndronte në Europë. Me shumë gjasa, brenda kësaj jave, 35-vjeçari do të mbërrijë në Milano për të vendosur detajet e fundit të marrëveshjes dhe më pas të hedhë firmën në kontratën e re.

Share This Article