Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka firmosur disa urdhër-kontrolle në kuadër të hetimit që po zhvillohet ndaj ish-zv/Kryeministrit Arben Ahmetaj për inceneratorët.
Klan News raporton se agjentët e BKH-së po ushtrojnë kontroll në disa ambiente.
Ndër vendet që po kontrollohen është edhe shtëpia në Lalëz e të atit të Erjola Hoxhës, partneres së Arben Ahmetajt.
Po kështu janë duke u kontrolluar edhe ambiente të tjera.
Arben Ahmetajt i është hequr nga Parlamenti imuniteti i deputetit, duke i hapur rrugë firmosjes së kontrolleve dhe kërkesës për arrrestim nga SPAK. Nuk ka ende informacion nëse nga GJKKO është firmosur urdhri për arrestimin e Ahmetajt.
Ky i fundit nuk ndodhet në Shqipëri prej disa ditësh. Avokati i tij pohoi që Ahmetaj ndodhet në Britani të Madhe.
SPAK e akuzon Arben Ahmetajn për 3 akuza në lidhje me inceneratorët; për korrupsion pasiv, fshehje të pasurisë dhe pastrim parash.