Luiza Gega mori medaljen e artë të fituar në Lojërat Europiane.
Atletja shqiptare triumfoi në garën e 3 mijë metrave me pengesa në aktivitetin e mbajtur në Poloni, por priti edhe rezultatet e divizioneve të tjerë, pasi Shqipëria ishte pjesë e të tretit.
Gjithsesi koha e Gegës ishte më e mira. Medalja iu dorëzua në një ceremoni të organizuar nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar të martën në Tiranë.
Aty u vlerësuan edhe sportistë të tjerë përfshi karateistin Alvin Karaqi, i cili fitoi të artën po në Lojërat Europiane.