Komisioneri për Zgjerimin e BE-së, Oliver Varhelyi ka zhvilluar një takim me Kryetaren e Komisionit për Çështet Evropiane, Jorida Tabaku.
Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Varhelyi zbulon se sëbashku diskutuan për rolin strategjik e vendimtar të Parlamentit.
Varhelyi shprehet se nevojitet mbështetje e plotë për të përshpejtuar reformat e BE-së.
“Takim i mirë me Jorida Tabaku, Kryetare e Komisionit Parlamentar për Çështjet Evropiane për rolin strategjik dhe vendimtar të Parlamentit, teksa përpiqemi të përshpejtojmë reformat e BE-së për të cilën do të nevojitet mbështetje e plotë”, shkruan Varhelyi.