Një person është plagosur rëndë dhe një tjetër ka pësuar lëndime të lehta, pas rrëzimit të një avioni të vogël turistik në Ulqin.
“Vijesti” raporton se piloti Suad Memiç dhe Fahrudin Hajdarpashiç kanë mbetur të plagosur nga rrëzimi i avionit në lagjen Shtoj të qytetit bregdetar.
Ata janë transportuar në Spitalin e Përgjithshëm të Tivarit.
Sakaq, mësohet se avioni që u rrëzua, kryente çdo ditë tur ajror për turistët në bregdetin e Ulqinit.