Afati mes PSG dhe Kylian Mbappe është shtyrë për me 31 Korrik. Këtë kanë vendosur dy palët, me drejtuesit parisien që nuk duan të privohen nga largimi i yllit të skuadrës. P
residenti Nasser Al-Khelaifi synon ta mbaj në ekip nënkampionin e Botës përtej vitit 2024, për të shmangur kështu një humbje të madhe financiare. Ky sezon figuron i fundit për Mbappe në kryeqytetin francez dhe për këtë shkak do të ishte i lirë të largohej me parametra zero.
Ultimatumi fillestar i dërguar nga presidenti parisien ishte caktuar në këtë fundjavë, por palët i kanë dhënë kohë vetes edhe dhjetë ditë të tjera për të zgjidhur këtë çështje shumë të ngatërruar.
Në fundin e muajit, sulmuesi 24-vjeçar do aktivizonte sezonin e tretë të kontratës me PSG-në të paktën deri në korrikun e vitit të ardhshëm.
Golashënuesi më i mirë i sezonit të shkuar ka informuar skuadrën se nuk do të rinovojë përmes një letre, duke shkaktuar bujë të madhe. Kjo situatë mban pezull jo vetëm tifozët e PSG-së, por edhe ata të Real Madrid që ëndërrojnë ta shikojnë me fanellën e mbretërorëve një prej lojtarëve më të mirë në qarkullim.
Francezët synojnë që nëse dështojnë për të rinovuar me Mbappe do ta shtynin lojtarin drejt largimit për të mos e humbur me parametra zero. Nëse nuk arrijnë ta bindin Mbappen, parisienët po mendojnë edhe për hipotezën më të diskutueshme: dërgimin e lojtarit në tribuna për të gjithë sezonin.
Frika ekziston edhe te sulmuesi, pasi verën e ardhshme luhet Europiani në tokën gjermane dhe mundesa e minutave në këmbë do të ishte pengesë për t’u përfshirë në kombëtaren e Francës.