ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Shumë njerëz menduan se isha i çmendur”, Bill Clinton rikujton ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë 17 hours ago
Sondazhet në Britani, “shuplakë në fytyrë” për Starmerin! Më shumë se gjysma e laburistëve nuk e duan 18 hours ago
“Diaspora kontribut për Kosovën!” Osmani: Shqiptarët zë i fuqishëm në institucionet amerikane 18 hours ago
Selena Gomez tha ‘po’! Dasma përrallore me Benny Blanco në Kaliforni 18 hours ago
The Washington Post: Shqipëria, befasia e Ballkanit që konkurron Italinë e Greqinë 18 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Nga azili politik te ekstradimi, avokati shqiptar në Angli tregon procedurat që presin Ahmetajn

albnews by albnews
21 July, 2023
in Albania, UK
0
Nga azili politik te ekstradimi, avokati shqiptar në Angli tregon procedurat që presin Ahmetajn
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Të enjten, ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj u shpall zyrtarisht në kërkim nga drejtësia shqiptare, pasi Gjykata e Posaçme firmosi urdhër-arrestin e SPAK.

Mbi Ahmetajn rëndon masa e sigurisë “arrest me burg në mungesë”, ndërsa mbetet ende e paqartë në këtë fazë nëse ish-numri dy i qeverisë do të rikthehet në Shqipëri për t’u përballur me drejtësinë.

RelatedPosts

Sondazhet në Britani, “shuplakë në fytyrë” për Starmerin! Më shumë se gjysma e laburistëve nuk e duan

The Washington Post: Shqipëria, befasia e Ballkanit që konkurron Italinë e Greqinë

Nga krimi, te korrupsioni dhe paratë e drogës/ Klima e investimeve, raporti i DASH “nxin” Qeverinë

Duke qenë se vendndodhja e tij e fundit e njohur është Britania e Madhe, sipas deklarimeve të përfaqësuesit ligjor Henrik Ligori, një avokat shqiptar me bazë në Londër ka treguar në “Ditari” i A2CNN procedurat ligjore që e presin Ahmetajn në rast arrestimi në ishull.

Avokati Agron Bicaku shpjegoi se vendi ynë me Britaninë kanë disa marrëveshje ekstradimi, dhe Shqipëria kategorizohet te lista e shteteve nga të cilat nuk kërkohen prova të mëdha në mënyrë që t’i hapet rrugë ekstradimit.

“Në momentin që zoti Ahmetaj shpallet në kërkim ndërkombëtar dhe marrim të mirëqenë faktin se ndodhet në Britaninë e Madhe. Atëherë Shqipëria ,me Britaninë kanë disa marrëveshje ekstradimi, me të fundit që është bërë në vitin 2018. Britania e Madhe i ka me dy kategori shtete nga të cilat kërkohet ekstradimi. Kategoria e parë hyjnë kërkesat që vijnë nga Bashkimi Europian. Kategoria e dytë  në të cilën ndodhet dhe Shqipëria janë kërkesat nga pjesa tjetër e botës që ka minikategorinë A dhe Be. Në kategorinë A ku bëjnë pjesë Shqipëria hyjnë shtete nga të cilat Britania e Madhe nuk kërkon prova shumë të mëdha për një kërkesë ekstradimi, për të marrë të mirëqenë”, shpjegoi ai.

Më tej Biçaku sqaroi të gjitha hapat që ndiqen nga autoritetet britanike deri te marrja e kërkesës për ekstradim, arrestimi i personit në kërkim e deri te apelimi në shkallët e ndryshme të gjyqësorit.

“Kërkesa merret nga Home Office dhe plotësohet një formular ekstradimi, që i kalohet gjykatës, zakonisht gjykatave të rretheve. Gjykatësi sheh nëse janë ndjekur të gjitha procedurat ligjore. Nëqoftëse janë plotësuar kërkesat bazë për ekstradimin, gjykatësi lëshon një urdhër arresti. Në këtë rast personi në kërkim kërkohet nga të gjitha organet ligjzbatuese. Nëse Zoti Ahmetaj ndodhet në Britaninë e Madhe dhe autoritetet arrijnë ta lokalizojnë do t’i shërbejnë urdhrin e arrestit dhe më pas do ta paraqesin para gjykatës.

Nuk është se ka afat kohor. Nëse personi i arrestuar paraqitet para gjykatës, gjykata merr një vendim. Nëse ka vendosur që personi të ekstradohet atëherë personit i lind e drejta e apelimit. Brenda 14 ditëve që të merret vendimi për ekstradimin nga gjykata e rrethit. Apelimi bëhet në Gjykatën e Lartë dhe në rast se ekstradimi miratohet edhe nga Gjykata e lartë, personi ka të drejtë të apelojë në Gjykatën Supreme që jep vendimin përfundimtar.

Zoti Ahmetaj është person publik që ka pasur rëndësi të veçantë në Shqipëri, ndaj kërkesat e tij nëse do ta kundërshtojë ekstradimin në Britaninë e Madhe, mund të ndodhë për arsye nga më të ndryshmet. Një ndër to mund të jetë se nëse ekstradohet në Shqipëri nuk do të ketë një gjyq të pastër, të pandikuar politikisht dhe kjo besoj është një nga bazat që mund të marrë gjykata nëse do të arrijë në arrestimin e tij dhe të dalë para gjykatës.”

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Shumë njerëz menduan se isha i çmendur”, Bill Clinton rikujton ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë

“Shumë njerëz menduan se isha i çmendur”, Bill Clinton rikujton ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë

28 September, 2025
Sondazhet në Britani, “shuplakë në fytyrë” për Starmerin! Më shumë se gjysma e laburistëve nuk e duan

Sondazhet në Britani, “shuplakë në fytyrë” për Starmerin! Më shumë se gjysma e laburistëve nuk e duan

28 September, 2025
“Diaspora kontribut për Kosovën!” Osmani: Shqiptarët zë i fuqishëm në institucionet amerikane

“Diaspora kontribut për Kosovën!” Osmani: Shqiptarët zë i fuqishëm në institucionet amerikane

28 September, 2025
Selena Gomez tha ‘po’! Dasma përrallore me Benny Blanco në Kaliforni

Selena Gomez tha ‘po’! Dasma përrallore me Benny Blanco në Kaliforni

28 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result