19 korriku shënon 31 vjetorin e masakrës së Via D’Amelio në të cilin gjyqtari Paolo Borsellino dhe forcat e tij të sigurisë Agostino Catalano, Emanuela Loi, Vincenzo Li Muli, Walter Eddie Cosina dhe Claudio Traina humbën jetën. Magjistrati u vra më 19 korrik të 1992 nga mafia italiane.
Borsellino lindi në Palermo në vitin 1940. Në vitin 1959 u regjistrua në fakultetin e drejtësisë dhe u diplomua në vitin 1962. Në moshën 23-vjeçare, fitoi konkursin për gjyqtar. Në vitin 1975 zhvendoset në Palermo dhe nis të punojë përkrah Rocco Chinnici-t.
Por hovin karriera e Borsellinos do ta kishte në vitin 1980 kur iu vu në dispozicion një eskortë dhe më pas u bë zyrtarisht pjesë e antimafias, me në krye gjyqtarin Caponnetto. Në vitet 1985-1986 Borsellino punoi së bashku me anëtarët e tjerë të grupit për të përgatitur “Procesin Gjigant”, i zhvilluar në vitet 1986 deri në vitin 1992 qe çoi prapa hekurave 342 mafiozë.
Borselino lidhi miqësi jete me Xhovani Falconen dhe të dy ndanin shumë kohë bashkë, si në punë ashtu edhe në jetën private. Me 23 maj 1992 , Falcone humb jetën pas një sulmi me bombë. Ndërsa me 19 korrik 1992 në Palermo, në rrugën D’Amelio po në të njëjtën mënyrë vritet gjykatësi Paolo Borsellino dhe truprojat e tij. Por Borsellino ishte i vetëdijshëm për fatin e tij.
Pavarësisht kërcënimeve të vazhdueshme dhe të rënda, Borsellino nuk u zmbraps, por vijoi me zell dhe vendosmëri heroike punën e vështirë të investigimit, por u vra barbarisht në një pritë, me egërsi brutale, duke sakrifikuar jetën, në shërbim të idealeve më të larta të drejtësisë dhe institucioneve”.