Ndërsa peripecitë e ndryshme të merkatos së Interit shpaloseshin njëra pas tjetrës, gjithë vëmendja ishte përqendruar te situata e Romelu Lukaku. Pas një sezoni me ulje-ngritje, i cili filloi shumë keq dhe u rikthye në rrugën e duhur drejt fundit, belgu kishte nisur të dërgonte sinjale se dëshironte të qëndronte me zikaltrit.
Prandaj, Interi hyri në negociata (shumë të vështira) me Chelsea. Në prapavijë, megjithatë, lëvizi edhe Juventus, i interesuar për qendërsulmuesin. Dhe këtu u zhvillua “drama”.
Pasi u arrit një marrëveshje mes Interit dhe Chelsea, Lukaku u tërhoq dhe filloi të mos iu përgjigjej më drejtuesve zikaltër. Në bazë të këtij vendimi dshpërtheu inati i titullarëve të finales së Ligës së Kampionëve. Ata ndiheshin të tradhtuar nga belgu.
Një “lojë me dy porta”, e cila ia mbylli dyert përfundimisht belgut te zikaltrit. Megjithatë, ky i fundit, duke kuptuar se Chelsea nuk e pëlqen dhe nuk ka kërkues të tjerë, po përpiqet të rregullojë marrëdhëniet me Interin. Një mision që duket i pamundur, nisur nga vullneti i hekurt i Zhang dhe gjithë pjesës tjetër të drejtuesve për të mos e mirëpritur Lukakun pas sjelljes së tij.