Një nënë me stil si Rihanna, ylli fotografohet duke mbërritur në restorant me djalin e saj në krahë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rihanna ishte absolutisht mahnitëse teksa mbërriti në restorantin e saj të preferuar, ‘Giorgio Baldi’ në Santa Monica.

Ajo ekspozoi barkun e rrumbullakosur në një bluzë dhe xhinse të cilat i kombinoi me një pallto të gjatë me shkëlqim me kartëmonedha 100 dollarësh të printuara mbi të.

Krijuesja e hitit “Pon de Replay”, 35 vjeçe, i la flokët e gjata në stil të gërshetave për daljen e saj në mbrëmje.

Këngëtarja e “Umbrella” – mbajti në krahë djalin e saj RZA, një vjeç, ndërsa vogëlushi dukej se ishte në gjumë.

Fituesja e “Grammy”-it e veshi djalin e saj të vogël me xhinse dhe një xhaketë xhins të ngjashme.

Rihanna ndan djalin e saj me bashkëshortin e saj, reperin ASAP Rocky , 34 vjeç. Çifti janë bashkë që nga viti 2020.

Në fillim të këtij viti, çifti u shfaq në kopertinën e “British Vogue”.

Teksa, gjatë performancës së saj në “Super Bowl”, ylli zbuloi se dyshja ishin në pritje të fëmijës së tyre të dytë.

Share This Article