Italia ndryshon kurs për emigracionin

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni është vënë në krye të përpjekjeve europiane për të ndaluar emigracionin e paligjshëm dhe luftuar trafikimin e qenieve njerëzore.

Ajo thirri në Romë një konferencë ndërkombëtare, me pjesëmarrjen e krerëve më të lartë të Bashkimit Europian.

Për kreun e qeverisë italiane, flukset e emigrantëve të paligjshëm po dëmtojnë të gjitha vendet e Mesdheut.

Duke zbutur retorikën e saj zakonisht të ashpër ndaj emigrantëve, Meloni u shpreh e hapur për të pranuar më shumë njerëz përmes rrugëve ligjore pasi “Europa dhe Italia kanë nevojë për emigracioninimigrim”.

Meloni kërkoi më shumë angazhim për të parandaluar migrantët që kalojnë në mënyrë të rrezikshme Mesdheun.

“Emigracioni i paligjshëm masiv dëmton secilin prej nesh. Askush nuk përfiton nga kjo, përveç grupeve kriminale që pasurohen në kurriz të më të brishtëve dhe përdorin forcën e tyre edhe kundër qeverive. ne detyrohemi të kushtëzojnë institucionet dhe rrezikojmë qytetarët, ekonominë, stabilitetin politik dhe ekuilibrin demokratik”.

Më herët, këtë muaj, Italia është zotuar të lëshojë 452.000 viza të reja pune për qytetarët e vendeve joanëtare të Bashkimit Europian, nga viti 2023 deri më 2025.

Në konferencë, e cila synon të ndërtojë një partneritet ndërmjet shteteve, po marrin pjesë përfaqësues nga Tunizia, Emiratet e Bashkuara Arabe, Qiproja, Libia dhe vende të Bashkimit Europian.

BE-ja dhe Tunizia, një pikë kryesore e nisjes së emigrantëve, nënshkruan javën e kaluar një marrëveshje “partneriteti strategjik” që përfshin goditjen e trafikantëve të qenieve njerëzore dhe shtrëngimin e kufijve.

Europa ka premtuar 1 miliard Euro ndihmë për Tunizinë, ku 100 milionë Euro do të shkojnë posaçërisht për trajtimin e migracionit të paligjshëm.

Share This Article