Aksident i rëndë në Lezhë, 2 të vdekur

albnews
By
1 Min Read

Një aksident i rëndë, me pasojë dy persona të vdekur, ka ndodhur në orët e para të së hënës në Lezhë.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:00, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Kallmetit”, ku një makinë tip “Fiat” ka goditur nga pas rimorkion e një traktori.

Për pasojë, kanë ndërruar jetë drejtuesi i mjetit “Fiat” shtetasi P. M. 56 vjeç, si dhe pasagjeri po në këtë mjet, shtetasi M. Gj. 54 vjeç.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Policia e Lezhës/ Informacion paraprak

Rreth orës 05:00, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Kallmetit”, shtetasi P. M. banues në Tale, Lezhë, duke drejtuar automjetin tip “Fiat”, ka goditur nga pas karrelin e një mjeti bujqësor zetor i drejtuar nga shtetasi A. T. banues në Gocaj, Lezhë.

Për pasojë kanë ndërruar jetë drejtuesi i mjetit “Fiat” shtetasi P. M. 56 vjeç si dhe pasagjeri po në këtë mjet shtetasi M. Gj. 54 vjeç.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Share This Article