Shtyhet debutimi i Arda Güler me Real Madrid

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Arda Güler është një nga blerjet e kësaj vere të Real Madrid. Tifozët mezi presin të shikojnë talentin turk në fushë dhe miqësorja ndaj Milanit ishte një rast i mirë, por 18-vjeçari nuk luajti asnjë minutë.

Pas ndeshjes, lojtarët madrilenë zhvilluan stërvitjen e radhës, por sërish Arda nuk iu bashkua shokëve.

Në këtë mënyrë, duket e vështirë që talenti i ri të debutojë në 27 korrik, në miqësoren e radhës së Realit ndaj Manchester United.

Sipas mediave sportive spanjolle, Arda Güler ka një dëmtim të vogël në këmbën e djathtë dhe po trajtohet nga mjekët e klubit, ndërsa të vetmet ushtrime që bën, i realizon në palestër.

Share This Article