Dalin pamjet/ Si i shpëtoi Greqia avionët e saj luftarakë F-16

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zjarret e mëdha që kanë përfshirë Greqinë gjatë ditëve të fundit kanë shkaktuar edhe shpërthimin e një depoje municionesh të forcave ajrore në Volos.

Videot nga shpërthimi i fuqishëm janë bërë virale në internet, por fatmirësisht nuk ka pasur raportime për persona të lënduar.

Mediat greke raportojnë se shpërthimi mund të kishte shkaktuar dëme kolosale, pasi në një bazë ajrore pranë depos që ka shpërthyer ndodheshin edhe avionët F-16 që disponon Greqia, të cilët kushtojnë rreth 60 milionë dollarë. Për fat të mirë, autoritetet morën masa paraprake dhe kishin zhvendosur avionët në një tjetër zonë më të sigurt.

Forca të shumta policie dhe zjarrfikësit shkuan në vendngjarje duke u dhënë udhëzime banorëve se si të largohen, ndërsa në zonë mbizotëron një gjendje alarmi. Siç raportojnë mediat lokale, njerëzit u larguan edhe me varka nga deti.

Share This Article