Bën dy rrotullime dhe përmbyset helikopteri

albnews
By
1 Min Read

Një helikopter privat u rrëzua në Samos të Greqisë, ku kishte ndalur për t’u furnizuar me karburant. Helikopteri vinte nga Parosi dhe kishte destinacionin përfundimtar Turqinë.

Edhe pse informacionet e para flisnin për 5 persona në bord të cilët ishin plagosur, “ERT” raporton se ishte një person në bordin e helikopterit, i cili për një arsye ende të panjohur, bëri dy rrotullime dhe u rrëzua.

Helikopteri goditi pistën gjatë uljes dhe u përmbys. Shërbimi zjarrfikës, siguria, mbrojtja civile dhe siguria e aeroportit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë nxjerrë pilotin, i cili është me kombësi turke.

Share This Article