Populli shqiptar dhe Gjuha Shqipe, kanë një lashtësi që daton të paktën 6 mijë vjet të vjetër dhe janë autoktonë në këto troje. Këtë konkluzion e nxjerr studimi shkencor i revistës amerikane Sciene që mban firmën e 33 shkencëtarëve të universiteteve më prestigjioze.
Në këtë studim vlerësohet se tre janë gjuhët më të vjetra indo- europiane që fliten ende, ku Shqipja, është një ndër to, krahas armenishtes dhe greqishtes. Në të specifikohet edhe koha e lindjes së gjuhëve indo europiane e cila shkon 8000 mijë vite më parë, ndërsa degë të saj më të vjetra janë ruajtur pikërisht në këto vende.
Veç studimeve gjuhësore kompjuterike, kërkimi është mbështetur edhe me studimin e AND-së, rezultatet e të cilave kanë vërtetuar këtë fakt, vjetërsinë e popullsisë dhe rrjedhimisht atë të gjuhës në këto troje.
Konkluzionet dolën pas u analizuan 52 gjuhë historike dhe 109 gjuhë moderne përgjatë këtij studimi, që e çon më larg se sa ç’ishte menduar krijimin e gjuhëve indo-europiane, me orgjinë fillestare në jug të Kaukazit.
Kampioni i përzgjedhur për studim, prezanton një grup të ri të dhënash, që përjashton mospërputhjet dhe studimet nga e kaluara. Megjithëse lashtësia e gjuhëve gjithmonë do të krijojë debat në qarqet shkencore, artikulli është dhe një zë i fortë mbi prejardhjen e gjuhës shqiptare.