ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Irani pranon shkatërrimin e impianteve bërthamore nga sulmet amerikane 13 hours ago
Kina përgatitet për tajfunin Ragasa, evakuon gati dy milionë njerëz 13 hours ago
Çfarë po ndodh me Wizz Air Abu Dhabi 15 hours ago
Super Tajfuni Ragasa godet Hong Kongun, numri i viktimave në Taiwan rritet 17 hours ago
Mourinho dhe Benzema sërish bashkë te Benfica? 24 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Vetëvendosje në Shqipëri organizon marsh për bashkim më 28 nëntor

albnews by albnews
9 November, 2019
in Albania
0
Lëvizja Vetëvendosje regjistrohet edhe në Shqipëri
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Lëvizja Vetëvendosje qendra në Shqipëri, ka paralajmëruar një marsh më 28 Nëntor, për siç thonë ata, bashkim kauzash me hapa drejt integrimit kombëtar.

Përmes një postimi në Facebook, ku edhe e kanë bërë njoftimin për marshin, ata thonë se shqiptarët nuk e kanë luksin ta shohin 28 Nëntorin si festë.

Sipas tyre, 28 nëntori është projekt i pa zbatuar, është datë e cila përkujton shpalljen e Pavarësisë për një Shqipëri të begatë, për të cilën dhanë gjithçka heronjtë kombëtarë.

RelatedPosts

Shqipëria ndër vendet me rritjen më të lartë të çmimeve të apartamenteve në 2024

Berisha publikon foton: Vangjush Dako me telefon në dorë në qelinë e burgut

Rama nis fushatën në Tiranë, paradite takim me nënkryetarët e Bashkisë dhe Manastirliun, pasdite thërret deputetët dhe ministrat

Por, Vetëvendosje thotë se sot Shqipëria nuk është e begatë e as shqiptarët nuk janë të bashkuar.

“Prandaj, 28 Nëntori është projekt i gjallë, që thërret për ndryshime sociale, ekonomike dhe politike, për rritje të sigurisë e për përparim shoqëror. Këto synime kërkojnë të ecet me hapa konkretë integrues, mes Shqipërisë e Kosovës. Ky integrim do të rrisë cilësisht demokracinë, do të zhvillojë ekonominë, do të forcojë shtetformimin, dhe do të përmirësojë ndjeshëm pozitën e shqiptarëve autoktonë në trojet e tjera dhe të atyre që jetojnë në mërgim. 28 Nëntori, data që na kujton se për sa kohë jemi të ndarë, nuk arrijmë dot begati, zhvillim e siguri”, thonë ata.

Sipas Vetëvendosjes, pavarësia pa sovranitetin e brendshëm fillon t’i përngjajë një guaske të boshatisur.

Përmes Facebookut ata thonë se demokracia nuk ka kuptim tjetër përveç sovranitetit, dhe sovraniteti është mundësia e një populli për të zhvilluar vetveten.

“Goditjet ndaj së përbashkëtës, rrënimi i publikes kudo ku ajo shfaqet, po ia cenon Shqipërisë sovranitetin e brendshëm përditë e më shumë. Sovraniteti, zhvillimi dhe drejtësia në Shqipëri janë të pandashme nga çështja kombëtare. Kush rrënon sovranitetin e Shqipërisë, kush rrit pabarazinë shoqërore, kush përfiton prej mjerimit e varfërimit të shumicës, kush thellon padrejtësinë duke dobësuar shtetin e demokracinë, është drejtpërdrejt kundërshtar i çështjes kombëtare shqiptare”, thuhet në njoftim.

Sipas tyre, çështja kombëtare nuk është togfjalësh folklorik, ceremonial e ritual, i zbrazur nga përmbajtja, por ajo është drejtësi e mohuar aktuale dhe historike, sa ç ‘është edhe projekt për të ardhmen e afërt.

“Është çështje e trashëgimisë kulturore, sa ç ‘është dhe e prodhimit dhe punësimit. Është çështje për të drejtat e grave e barazinë njerëzore, sa ç ‘është edhe luftë kundër varfërisë, diskriminimit dhe pabarazive ekstreme. Ajo është çështje e demokracisë dhe organizimit qytetar që vjen nga populli, kundër oligarkisë e mafias që na sundon nga lart. Është nevojë për mirë menaxhim të burimeve dhe pasurive kombëtare natyrore, ashtu siç është edhe domosdoshmëri për zbatimin e një strategjie për mbrojtën e mjedisit. Çështja kombëtare na lidh me njohjen, përdorimin dhe zhvillimin e gjuhës shqipe, siç na lidh edhe me të drejtën për arsim publik cilësor e falas në të gjitha nivelet. Problemet tona burojnë nga të njëjtat shkaqe, prandaj vetëm përpjekja jonë e përbashkët u jep atyre zgjidhje. Bashkimi i kauzave brenda projektit kombëtar sjell mobilizimin e përbashkët qytetar për drejtësi e zhvillim”, potencojnë ata.

Vetëvendosje thotë se tre dekadat e pluralizmit në Shqipëri janë karakterizuar shpesh nga papjekuria dhe makutëria politike sa i përket çështjes kombëtare, demokracisë dhe rolit të shtetit në raport me shoqërinë e me zhvillimin ekonomik.

Sipas tyre, pushteti politik shpesh e ka dorëzuar dhe privatizuar publiken, duke rrudhur sovranitetin, e nganjëherë është bërë njësh me klane e oligarkë që kanë monopolizuar e kartelizuar ekonominë kombëtare.

“Problemet dhe padrejtësitë e mëdha socio-ekonomike na shfaqen në mënyra nga më brutalet në secilën sferë. Prej tyre preken shtresa të ndryshme shoqërore. Ata që vuajnë më shumë nga këto padrejtësi janë gratë, fëmijët, të moshuarit, të rinjtë, njerëzit që jetojnë në periferi, në fshatra e në provinca, si dhe minoritetet. Privatizimet dhe forma e tyre e modës së fundit, PPP-të, pasi shkatërruan dhe mbyllën shumë industri e sektorë ekonomikë, tashmë po rrënojnë arsimin dhe shëndetësinë, po pengojnë kalimin në akset e rëndësishme rrugore, dhe po prishin lumenjtë e bregdetin, po ndotin ajrin dhe ujin e pijshëm. Pabarazia e skajshme e krijuar në Shqipëri është shoqëruar me papunësi e me rroga të ulta, duke u mohuar të drejtat bazë punëtorëve, që prej punës pa kushte e siguri mbeten shpesh me probleme të rënda shëndetësore, e jo rrallë humbin dhe jetën e tyre. Tregtia dhe importet kanë fituar përparësi përballë prodhimit vendas, që mbetet i pambrojtur. Fermerët e bujqit janë lënë në mëshirë të fatit, prodhimet e tyre shpesh përfundojnë në kalbje, përballë një konkurrence të pandershme nga mallra të importuara, që subvencionohen haptazi ose fshehurazi në vendet e origjinës”, shkruajnë ata.

Ata thonë se qytetarët e Shqipërisë janë të pakënaqur nga kjo situatë, dhe e kanë shprehur indinjatën e tyre me protesta, por edhe me largime masive nga vendi.

Sipas tyre, mërgimi masiv është përgjigje e dëshpëruar ndaj mënyrës së qeverisjes, politikave neoliberale ekonomike, dhe dështimit të drejtësisë e sigurisë.

“Ka pasur vende të tjera, që problemin e mërgimit e kanë patur edhe më të madh, por duke investuar në prodhim e duke ndërtuar shtet të së drejtës i kanë përmbysur trendet negative demografike. Shpopullimi mund dhe do të përmbyset nga vetë shqiptarët me vullnet e me sakrifica për një organizim të qëndrueshëm që sjell transformimin e shoqërisë me modele ekonomike që ulin pabarazinë dhe sjellin zhvillim. Në këtë 28 Nëntor, Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri fton të gjithë qytetarët të marrin pjesë në një marshim në Tiranë, në ora 12:00, nga Monumenti i “Gjergj Kastriot Skënderbeut” te monumenti i “Adem Jasharit”. Heronjtë kombëtarë nderohen jo thjesht me lule dhe ceremoni, por kur ne njëmend ecim në rrugën që ata kanë shtruar. Ne do të ecim në rrugët e kryeqytetit për të bashkuar kauzat dhe vullnetet, njerëzit dhe zemrat, kundër padrejtësive dhe pabarazive ekstreme, për të kërkuar hapa konkretë për integrimin kombëtar për zhvillim e drejtësi, drejt bashkimit për progres dhe siguri, për emancipim”, thuhet tutje në njoftim.

Image
albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Irani pranon shkatërrimin e impianteve bërthamore nga sulmet amerikane

Irani pranon shkatërrimin e impianteve bërthamore nga sulmet amerikane

24 September, 2025
Kina përgatitet për tajfunin Ragasa, evakuon gati dy milionë njerëz

Kina përgatitet për tajfunin Ragasa, evakuon gati dy milionë njerëz

24 September, 2025
Çfarë po ndodh me Wizz Air Abu Dhabi

Çfarë po ndodh me Wizz Air Abu Dhabi

24 September, 2025
Super Tajfuni Ragasa godet Hong Kongun, numri i viktimave në Taiwan rritet

Super Tajfuni Ragasa godet Hong Kongun, numri i viktimave në Taiwan rritet

24 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result