Liverpooli nuk ka të ndalur në sezonin e ri. Ekipi i Jurgen Kloppit ka shënuar fitoren e 11-të në sezoni e ri, nga 12 ndeshje të deritashme në Premier Ligë.
“Viktimë” e radhës e “Të Kuqve” ishte kampioni Manchester City, të cilin e mposhtën 3 me 1.
Fabinho, Mohamed Salah e Sadio Mane realizuan te vendasit, ndërsa te City golin e ngushëllimit e shënoi Bernardo Silva.
Liverpooli ka 34 pikë në tabelë, duke mos përjetuar akoma humbjen në sezonin e ri. City është i katërti me 25 pikë të tubuara.