Makina ikonike e Michael Schumacher që ka garuar në Formula 1 do të shitet për një çmim të majm në ankand.
Legjenda e garave voziti Ferrarin F2001b kur fitoi Çmimin e Madh të Australisë në vitin 2002.
Ferrari 3.0 V10 në ngjyrë të kuqe po shitet nga RM Sotheby’s me një çmim fantastik mbi shtatë milionë euro.
Një zëdhënës i RM Sotheby’s tha: “Ndër makinat më të dëshirueshme të çmimeve të mëdha të epokës moderne që ekzistojnë, shasia 215 luajti një rol të rëndësishëm në ditët e para të Kampionatit Botëror të Formula 1 në vititn 2002”.
“Ecuria nga Michael Schumacher në sezonin e tij të pestë historik fitues të kampionatit, ai krenohet me një vend të parë në Çmimin e Madh të Australisë 2002 dhe i treti në Çmimin e Madh të Malajzisë 2002, pasi u kualifikua në pole-position”.
“Pasi doli në xhiron e parë në Malajzi, Schumacher u rikthye nga vendi i 21-të për të përfunduar i treti, një përpjekje vërtet e jashtëzakonshme nga një pilot fantastik”, ka shtuar më tej ai.
Një makinë e ngjashme e drejtuar nga Schumacher në të njëjtin sezon u shit në vitin 2017 për 6.5 milionë euro.
Ankandi zhvillohet nga data 16 deri më 19 gusht.