“Brick Lane” i Londrës, i mirënjohur për artin e tij të rrugës, është bërë një pikë diskutimi pasi një nga muret e saj u mbulua nga slogane që lartësonin ideologjinë e Partisë Komuniste Kineze.
Disa pamje të shpërndara gjerësisht në internet treguan se një grup njerëzish kishin lyer me spërkatje shkronjat e mëdha të kuqe kineze në një sfond të bardhë gjatë natës në fundjavë.
“Vlerat thelbësore socialiste”, janë disa nga sloganet më të zakonshme politike nën sundimin e Presidentit Xi Jinping.
Parullat e “Brick Lane” kanë ndezur debat në internet nëse ato konsiderohen si art i rrugës dhe si ndërveprojnë liria e shprehjes dhe propaganda politike.
Fotot e murit nxitën menjëherë reagime të forta mes kinezëve në rrjetet sociale, shumë prej të cilëve argumentuan se ajo që ishte bërë në “Brick Lane” ishte liria e shprehjes dhe duhej mbrojtur. Disa thanë se ishin krenarë për këtë lloj “eksporti kulturor”./