Të dyshosh te blerja e Lionel Messi vlen po aq sa një sakrilegj në Florida. Këtë e ka kuptuar portieri, Nick Marsman, i cili përpara transferimit të yllit argjentinas tek Inter Miami kishte deklaruar se skuadra nuk ishte gati për mbërritjen e një emri kaq të madh të futbollit.
Në intervistën e dhënë nga gardiani, ai kishte kritikuar klubin dhe foli rreth kushteve të papërshtatshme që Inter Miami ka. “Nuk mendoj se klubi është gati për ardhjen e Messi-t. Luajmë në një impiant të përkohshëm, ku njerëzit mund të hyjnë në fushë me lehtësi. Kur shkojmë në stadium nuk kemi eskortë sigurie”, ishin disa nga deklaratat e 32-vjeçarit.
Të premten, klubi i Inter Miami vendosi të ndërpresë kontratën e Nick Marsman. Me ngjarjen që ndodhi vetëm pak javë pas pikëpyetjeve të ngritura nga portieri, çështja lidhet pikërisht me kritikat e tij ndaj klubit.
Në anën tjetër, skuadra në pronësi të David Beckham jo vetëm që e afroi Messin, por duket sikur kanë ndryshuar historinë e futbollit në Shtetet e Bashkuara. Argjentinasi ka pasur impakt të jashtëzakonshëm në fushë, por mbi të gjitha në rritjen e spektatorëve në tribuna dhe përfitimet nga e drejta televizive.