Një legjendë për të prezantuar fanellën ikonike të Manchester United.
Kjo është zgjedhja e bërë nga drejtuesit e ‘djajve të kuq’, të cilët kanë rikthyer edhe njëherë emocionet e fillim sezonit për kapitenin legjendar, Roj Kin. 51-vjeçari u shfaq teksa prezantonte fanellën e tretë të skuadrës, e cila pritet të përdoret shumë pak në duelet e sezonit të ri.
Dizajni është ai që tërheq vëmendjen, me fanellën që karakterizohet nga ngjyra e bardhë dhe ajo e kuqe, e frymëzuar nga uniforma e përdorur në vitin e largët 1909, kur United fitoi titullin e Ef Ej Kap (FA Cup).
Për herë të parë pas 50 vitesh, në vend të logos në anën e majtë të saj është imazhi i djallit. Teknologjia e përdorur në këtë uniformë ndihmon lojtarët që të mos ndihen të djersitur dhe trupi të jetë gjithmonë i thatë.