Eurofobi Nigel Farage njoftoi sot se partia e tij do të heqtë dorë nga kandidaturat në më shumë se 300 bastione të konservatorëve për zgjedhjet legjislative të 12 dhjetorit në Britaninë e Madhe, për të shmangur ndarjen e kampit që mbështet Brexit.
Gjatë një vizite në Hartlepool (verilindje), lideri i Partisë Brexit konfirmoi se formacioni i tij nuk do të prezantonte kandidatët në 317 zona që janë fituar nga konservatorët në zgjedhjet e fundit në qershor 2017 dhe do të përqendrohen në vendet e mbajtura nga Partia Laburiste.
Ai kishte theksuar më parë se do të përfaqësohej nga rreth 600 kandidatë, nëse kryeministri konservator Boris Johnson do të refuzonte një aleancë.
Partia Brexit është akuzuar nga konservatorët se po rrezikon të shpërndajë votat e mbështetësve për një dalje nga BE dhe të favorizojë laburistët, që mbështesin një referendum apo për partitë që favorizojnë mbajtjen në BE ashtu si liberal-demokratët./ATSH/