Federata Shqiptare e Futbollit kërkon mbështetjen e tifozëve për ndeshjen ndaj Andorrës që zhvillohet më 14 nëntor në “Elbasan Arena”.
FSHF ka postuar në faqen e saj në Facebook deklaratën e trajnerit Edy Reja, dhënë gjatë konferencën për shtyp të së dielës, ku kërkohet prania sa më e madhe e mbështetësve, pavarësisht se përballë kuqezinjve do të jetë një kundërshtar i dobët në letër.
Kujtojmë që presidenti Armand Duka, në lidhjen e drejtpërdrejtë në “Zona Gol” të dielën, pak para mesnatës, zbuloi se ishin shitur vetëm 2008 bileta, një numër i vogël për një ndeshje të Kombëtares.
Gjithsesi, FSHF shpreson që në ditët në vijim interesi për bileta të rritet dhe “Elbasan Arena” të jetë e mbushur me tifozë kuqezi të enjten në mbrëmje.