Për herë të parë fermeri i zonës së Cakranit po njeh si treg për shitjen e vajit të ullirit jo vetëm tregun vendas por edhe për eksport me vendet e rajonit dhe veçanërisht Italinë.
Prodhuesit dhe fermerët e kësaj zone kanë arritur të shesin të gjithë prodhimin e këtij viti e madje edhe stokun e një viti më parë.
Njësia administrative e Çakranit ka një fond prej 410 mije rrënjë ullinj dhe 9 fabrika vaji. Këtë vit sasia e prodhimit të ullirit shkoi në 100 mijë kuintal ullinj duke dhënë një sasi prej 10 mijë ton vaj ulliri.
Rritja e kërkesës për vajin e ullirit shqiptar u ndikua nga mungesa e prodhimit të ullirit në vendet si Spanja dhe Italia, të mbjellat e të cilëve u prekën nga thatësira e pranverës.