Kreu i Shtetit Ilir Meta ka reaguar me nje postim ne rrjetet sociale per situaten e krijuar sot tek zona e Astirit ku mbeten te lenduar gjithsej 12 persona, 5 efektive dhe 7 banore te zones qe kundershtojne prishjen e banesave qe preken nga nisja e punes per rrugen ne Unazen e Madhe.
Postimi i plotë:
E papranueshme dhuna e përsëritur sot ndaj banorëve të Unazës së Re, të cilët protestojnë në mbrojtje të shtëpive dhe të pronave të tyre.
Arroganca përballë mjerimit dhe traumës që po u shkaktohet këtyre familjeve për muaj të tërë është e patolerueshme.
Banorët të ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e provokimeve dhe palët të ulen menjëherë në dialog.
U uroj shërim të shpejtë të gjithë të plagosurve.