Përfaqësuesi i Lartë për Politikën e Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se Presidenti rus, Vladimir Putin, “po sakrifikon ushtrinë dhe popullin e tij për të mbijetuar, për të ruajtur pushtetin dhe pozicionin e tij politik”.
Ai tha se ndihma e BE-së për Ukrainën ka qenë shumë graduale dhe se Rusia ka dështuar në përpjekjen e saj për ta pushtuar sa më shpejt Ukrainën.
“Ndihma e BE-së për Ukrainën ka qenë graduale. Rusia ka dështuar në përpjekjen e saj për një pushtim të shpejtë të Ukrainës”, tha Borrell.
Borrell më pas përmendi Mariupolin si një shembull të tmerreve të luftës në Ukrainë, duke e krahasuar atë me bombardimin e Guenicës gjatë Luftës Civile Spanjolle.
Duke folur për krimet e luftës të kryera në Ukrainë dhe vuajtjet e popullsisë, Borrell përsëriti nevojën për “një zgjidhje të negociuar”.
Ai gjithashtu tha se Rusia është larg arritjes së një fitoreje, edhe pse kundërofensiva ukrainase nuk arriti të thyejë ndjeshëm frontin.