Goditet grupi kriminal në Spanjë. Nga aksioni i kryer në Portin e Algeciras nga autoritetet spanjolle u sekuestruan një sasi rekord, 9.5 tonë kokainë.
Kokaina e gjetur në kontejnerë me babanë vinte nga Ekuadori. Deri më tani nuk raportohet për të arrestuar.
Beteja për të goditur grupet kriminale vazhdon paralajmërojnë autoritetet spanjolle. Ndërsa në 2018 forcat dhe trupat e sigurisë së Shtetit zhvilluan gjithashtu një betejë të ashpër , ku pas më shumë se 14,000 operacioneve, pati mbi 13,400 të arrestuar.
Policia kombëtare e Spanjës ka sekuestruar rreth 9.5 tonë lëndë narkotke të llojit kokainë, sasia më e madhe e kapur ndonjëherë në atë vend.
Droga u zbulua në një kontenier me banane në portin e Algeciras (Algjesiras) që ishte nisur nga Ekuadori. Sekuestrimi erdhi pas një hetimi të ndërmarrë ndaj një grupi kriminal në Ekuador për të cilin agjentët mësuan se transportonte drogë nga Amerika e Jugut në Europë.
Grupi vepronte përmes një kompanie në Machala ( Maçala) të Ekuadorit që merrej me tregti ndërkombëtare të bananeve. Përmes kësaj kompanie, rrjeti criminal dërgonte kontenierë me kokainë tek disa kompani në Spanjë që kontrolloheshin nga anëtarët e rrjetit.
Policia doli në përfundimin se grupi kriminal kishte kapacitet të dërgonte deri në 40 kontenierë në muaj në Spanjë, disa prej të cilëve përmbanin kokainë. Hetuesit filuan të kontrollonin konteinerët e dërguar nga rrjeti dhe zbuloi se një dërgesë me 15 kontenierë ishte planifikuar të hynte në Europë në fillim të gushtit. Pas inspektimit të tyre, agjentët zbuluan 9436 kg kokainë në njërin prej tyre.