Gjykata e Fierit këtë të enjte pritet që të japë vendimin për Albi Mecinin.
Mecini pritet që të njihet me masën e sigurisë në lidhje me rrëmbimin e dy personave në Sarandë për të cilën ai ishte shpallur në kërkim, dhe gjithashtu do të jepet masa e sigurisë për veprën tjetër penale atë të mbajtjes së lëndëve plasëse për një tjetër vepër të rëndë.
Mecini nuk ka dhënë asnjë deklaratë deri më tani dhe për shkak të peshës së veprave penale pritet që dosja e tij të merret në dorë nga strukturat përkatëse.
Sipas infomacioneve mësohet se një mundësi është që ai ta shmangë dhe mohoi se lënda plasëse është e tij pasi duket se e ka hedhur në momentin që ka konstatuar praninë e policisë.
Ndërkaq kujtojmë se arrestimi i tij është bërë një ditë më parë në Fier, në aksin rrugor “Mbrostar-Fier” me 2 çanta brenda ku ndodheshin 2 pako me rreth 21.3 kilogramë lëndë plasëse artizanale, të montuara me celularë, për shpërthim në distancë gjatë një kontrolli rutinë nga policia.