Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një postimi në rrjetet sociale ka shprehur në ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës një mesazh nderimi për figurën e saj.
“Nderim dhe përulje me mirënjohjen më të thellë para Shenjtores shqiptare të Mëshirës dhe dhembshurisë, Shën Tereza, në 7 vjetorin e shenjtërimit të saj”, shkroi ai në Facebook.