Aksident i rëndë në Britani/ Autobusi përplaset me një makinë, raportohet për të plagosur

albnews
By
1 Min Read

Një aksident i madh ka ndodhur pasditen e sotme në Uells pasi një autobus u përplas me një makinë në urën Clendow në Pembrokeshire.

Nga raportimet fillestare shoferi i makinës ka mbetur i bllokuar dhe disa pasagjerë kanë pësuar “lëndime të ndryshme”.

Sipas shërbimit lokal të zjarrfikësve dhe shpëtimit, aksidenti ka ndodhur në orën 14:19. Ekipet e shpëtimit përpiqen të nxjerrin shoferin dhe t’i ofrojnë ndihmën e parë kujtdo që ka nevojë.

Ambulancat dhe policia kanë shkuar në vendngjarje, ndërsa ura që lidh qytetet Pembroke dhe Neyland është mbyllur.

Share This Article