Pamfleti
Janë tërhequr gjatë muajve shkurt- qershor 2020, nga 4 persona të autorizuar me urdhra të veçantë prej “Komandantit Fuqiplotë” të solidaritetit, Bledar Çuçi, por pa depozituar në Ministrinë e Financave, asnjë dokument për mënyrën dhe objektin e shpenzimit të tyre…
Në Ministrinë e Financave, ka përfunduar faza e parë e rakordimit të fondeve të buxhetit të shtetit, kredive të huaja e donacioneve private, të përdorura për përballimin e dëmeve që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit 2019 në Durrës, Tiranë, Krujë, Laç e Lezhë.
Atë ditë tragjedie, u manifestua solidaritet brenda vendit, nga Kosova e diaspora, të cilët sollën ndihma të shumta materiale, por kryeministri Edi Rama bëri këtë thirrje publike: – Mos na dërgoni më makarona, lëngje e batanije, por vetëm vlera monetare”; dhe po atë ditë, qeveria publikoi 24 numra llogarie në Lek, Euro e USD në 8 banka.
Qytetarët e emigrantët, me aq sa mundësi kishin, filluan të dhurojnë vlera monetare, mes tyre 14 biznesmenë të njohur dhuruan 6.5 milionë Euro, ndërsa në total, qeveria raportoi se të konvertuara në Euro, u mblodhën afro 11 milionë Euro.
Këto vlera monetare u depozituan në 8 banka private, si llogari më vete jashtë Buxhetit të Shtetit, për të cilat, Babloku tha se do përdoreshin si emergjencë strehimi e ushqimi në Thumanë dhe Durrës, që ishin zonat me të dëmtuara, me të pastrehë të shumtë e 52 viktima.
Për administrimin e donacioneve të solidaritetit, më 29 nëntor 2019, Babloku krijoi “Komitetin Ndërministror për Menaxhimin e Pasojave të Tërmetit”, ndërsa “Komandant Fuqiplotë” të këtij komiteti emëroi Bledar Çuçin, në atë kohë Ministër i Bujqësisë.
Kur e prezantoi si “Komandant”, Babloku iu drejtua Bledar Çuçit me këto fjalë: Çdo kërkesë e problem që do bëjnë ministrat, deputetët e krye bashkiakët, dhe çdo qindarkë që do dhurojnë donatorët në llogaritë bankare, do administrohen vetëm nga ty, ose nga të autorizuarit prej teje”.
Pra, vetëm ministri “Komandant Fuqiplotë” që caktoi “Babloku”, kishte të drejtë të kryente veprime bankare e miratime shpenzimesh, me 11 milionë Euro donacione që u grumbulluan brenda 1 muaji pas tërmetit.
Afro 4 vite pas rënies së tërmetit, Ministria e Financave, në kuadër të rakordimit të shpenzimeve për pasojat e tërmetit, ka konstatuar se në numrat e llogarive bankare të solidaritetit, ishin depozituar afro 11 milionë Euro nga qytetarët e biznesmenët.
Por ato janë tërhequr gjatë muajve shkurt-qershor 2020, nga 4 persona të autorizuar me urdhra të veçantë prej “Komandantit Fuqiplotë të Solidaritetit Bledar Çuçi, por pa depozituar në Ministrinë e Financave, asnjë dokument për mënyrën dhe objektin e shpenzimit të tyre.
Burime pranë SPAK kanë pohuar se është në axhendë hetimi për personin ish-ministër e ish-“Komandant Fuqiplotë” që kishte të drejtën e administrimit të donacioneve./Pamfleti