I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, një javë para takimit të nivelit të lartë mes Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel, ka zhvilluar takime me diplomatë gjermanë në Berlin, të cilët i ka falënderuar për angazhimin dhe mbështetjen e tyre në këtë proces.
Lajçak, përmes rrjetit social “X”, bëri të ditur se ka pasur takime të rëndësishme në Kancelarinë gjermane për të marrë mbështetje në progresin e zbatimit të Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit në mes të Kosovës e Serbisë.
“Sot pata diskutime të rëndësishme me përfaqësues të diplomacisë gjermane për ecurinë e dialogut dhe gjendjen para takimit të javës së ardhshme. U përqendruam ne nevojën për progresin e zbatimit të Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit. Faleminderit Gjermanisë për mbështetjen e fortë”,- shkruan Lajçak.