Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në konferencën e djeshme për media, duke iu drejtuar qytetarëve lidhur me çmimet e ushqimeve bazë, pati një paraqitje aspak të pazakontë dhe të gjithë po qeshin.
Në fillim ai bëri të ditur se është arritur marrëveshje me prodhuesit dhe tregtarët që nga e mërkura të ulen çmimet në dyqane për 20 ushqime bazë.
Përpara tij qëndronte një shportë e mbushur me ushqimet e përmendura, nga të cilat ai nxirrte një nga një, duke lexuar çmimet aktuale dhe të ardhshme, të cilat do të jenë dukshëm më të ulëta.
“Çmimi i makaronave është 75 dinarë (0.64 euro), do të jetë 49,99 (0.43 euro), ky qumësht është me jetëgjatësi, çmimi i rregullt është 109,99 (0.94 euro), do të jetë 95 dinarë (0.81 euro). Ky lëng nëse nuk gaboj kushton 120 dinarë (1 euro) ndërsa do të jetë 80 (0.70 euro). Patatet, çmimi i rregullt është 99 dinarë (0.80 euro), patate të mira do të mund të merrni për 60 dinarë (0.50 euro). Dëshironi të keni erëza shtëpie, çmimi i rregullt është 70 dinarë (0.60 euro) ndërsa tani do të jetë 50 (0.40 euro)”, shpjegoi Vuçiq.
Ai tha se shteti nuk mund ta kontrollojë shumë çmimin e naftës, por se Serbia ka rrymën më të lirë në Evropë.
Ai vuri në dukje se nga 1 janari do të rriten kostot e prodhimit dhe kjo do të reflektohet në çmime, por se shteti mund të bëjë veprime të mëdha dhe të ndihmojë.