Pas një periudhe jo të mirë me gjendjen emocionale, këngëtarja Fjolla Morina është rikthyer sërish në rrjetet sociale duke zbuluar detaje nga përditshmëria e saj tashmë.
E pas atij episodi të vështirë në jetën e saj, duket se tashmë gjërat po shkojnë shumë mirë për artisten pasi duket se ajo ka rigjetur dashurinë. Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë Fjolla e cila publikoi në InstaStory një foto ku shfaqej krah partnerit të saj teksa shkruante: “My baby”.
Në foto dyshja dukej se ndodheshin në një ambient të mbushur me tullumbace, mirëpo fotoja qëndroi vetëm për pak minuta pasi këngëtarja më pas vendosi ta fshij postimin.
Kujtojmë se rreth dy muaj më parë në rrjet qarkulluan lajme se këngëtarja ishte shtruar në spital si pasojë e gjendjes së rënduar mendore.
Vetëm disa ditë para se të shtrohej në spital, Fjolla akuzoi disa personazhe të njohura të showbizit shqiptar, ndërsa prej asaj kohe artistja ishte ‘zhdukur’ nga rrjetet sociale.
E më pas, Morina postoi një video në InstaStory duke treguar se gjatë gjithë kësaj kohe ajo nuk ka qenë në gjendje të mirë psikologjike, teksa shtoi se falë kujdesit të mjekësve do të bëhet më mirë.
Ndër të tjera Fjolla gjithashtu falënderoi të gjithë mbështetësit e saj për fjalët e bukura dhe motivimin që ata i kanë dhënë.
“Falemnderit miqtë e mi. Unë jam mirë. Nga ana psikologjike nuk kam qenë mirë dhe shpresoj që do bëhem më mirë me ndihmën e mjekve tonë. Ju përshëndes. Faleminderit për fjalët e bukura”, u shpreh Fjolla krah vajzës së saj, Alayah.