• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Wednesday, May 14, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Kosova
A po ia mbyll Kurti dyert emisarit evropian?

A po ia mbyll Kurti dyert emisarit evropian?

by albnews
18 September, 2023
in Kosova
0
0
VIEWS

Zemërimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me ndërmjetësuesit evropianë të bisedimeve me Serbinë është “plotësisht i arsyeshëm”, thotë për Radion Evropa e Lirë Leon Hartwell, bashkëpunëtor i lartë në Shkollën e Londrës për Ekonomi dhe Shkenca Politike.

Nga këndvështrimi i Kurtit, thotë ai, “duket sikur Kosovës i kërkohet t’i respektojë me ngulm marrëveshjet e ndërmjetësuara nga BE-ja”, ndërsa Serbia, e cila “nuk është zotuar për nënshkrimin dhe ratifikimin e ndonjë marrëveshjeje të tillë, mund të zgjedhë çfarë të zbatojë”.

Duke folur të hënën në një konferencë me gazetarët në Prishtinë, Kurti tha se i dërguari i BE-së për bisedimet Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, u pozicionua kundër Kosovës në takimin mes palëve, që u zhvillua javën e kaluar.

Në atë takim, Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk u pajtuan për hapat që duhet t’i ndërmarrin për zbatimin e Marrëveshjes bazë për normalizimin e marrëdhënieve – e arritur në Bruksel në muajin shkurt.

Zyrtarët evropianë – ndërmjetësues të dialogut – thanë se ishte Kurti ai që e refuzoi propozimin e tyre për “përmbushje të njëkohshme” të detyrimeve që dalin nga kjo marrëveshje, ndërsa Vuçiq e pranoi.

“Ose do ta zbatojmë Marrëveshjen bazike në tërësi e plotëni të saj, ose nuk mund të zbatojmë vetëm ato që i dëshiron Serbia”, tha të hënën Kurti.

“Ditëve në vijim, me siguri që unë do të kem takime me të gjithë faktorët ndërkombëtarë, të cilët e kanë pranuar shtetin e Kosovës dhe të cilët dëshirojnë të na ndihmojnë”, shtoi ai.

Qeveria e Kosovës nuk iu përgjigj pyetjes së Radios Evropa e Lirë se a po i mbyll kryeministri Kurti dyert e komunikimit me Lajçakun.

Deri në publikimin e këtij artikulli, as Bashkimi Evropian nuk iu përgjigj kërkesës së REL-it për të komentuar deklaratat e kryeministrit të Kosovës. 

Zemërimi me Lajçakun, i hershëm 

Hartwell thotë se “është e rëndësishme të sqarohet se Kurti nuk po ia mbyll derën BE-së si institucioni kryesor lehtësues” i bisedimeve.

“Zemërimi i tij përqendrohet kryesisht në performancën e Josep Borrellit dhe të Mirosllav Lajçakut – dy zyrtarëve më të shquar evropianë, të ngarkuar me ndërmjetësimin e dialogut Beograd-Prishtinë. Përveç trajtimit pa kujdes të dialogut dhe qasjes së tyre të pabarabartë, vlen të theksohet se Borrell dhe Lajçak vijnë nga Spanja dhe Sllovakia, dy vende që nuk e njohin zyrtarisht pavarësinë e Kosovës”, thotë Hartwell.

Për Afrim Hotin, profesor i së Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, mosbesimi ndaj Lajçakut daton nga koha kur ai ishte ministër i Punëve të jashtme të Sllovakisë – njëherë në periudhën 2009-2010, pastaj më 2012-2020.

Nga ai post, kujton Hoti, Lajçak ka votuar kundër Kosovës në procesin e pranimit të saj në organizata ndërkombëtare.

“Kjo që kryeministri kosovar po e vë tashmë në shesh, praktikisht është ditur shumë më herët, vetëm se tashmë po thuhet me terma shumë të qartë. Nisur nga fakti që zoti Lajçak e ka mbështetjen e të gjitha qendrave kryesore të Bashkimit Evropian, por edhe atyre dytësore – pra, të të gjitha shteteve anëtare të BE-së, përfshirë këtu edhe mbështetjen e fuqishme nga SHBA-ja, kujtoj se situata po bëhet vërtet e komplikuar”, thotë Hoti për Radion Evropa e Lirë. 

“Shpërblyese të regjimit të Vuçiqit”

Me ndërmjetësimin e BE-së dhe mbështetjen e SHBA-së, Kosova dhe Serbia kanë nisur bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve në vitin 2011.

Palët kanë arritur dhjetëra marrëveshje, por shumë prej tyre nuk janë zbatuar.

Kurti tha të hënën se Kosova nuk do që Shtetet e Bashkuara ta marrin përsipër dialogun, pasi theksoi se në këtë proces “Uashingtoni dhe Brukseli janë bashkë”.

Hartwell thotë se si BE-ja, ashtu edhe SHBA-ja shihen “si shpërblyese dhe akomoduese të regjimit të Vuçiqit, ndërkohë që ndërmarrin ndëshkime ndaj Kosovës”.

“Një shembull i kësaj është kur serbët e Kosovës, të cilët kanë lidhje të forta me Beogradin, u përfshinë në një lëndim të trupave të NATO-s, në maj. Si përgjigje, BE-ja dhe SHBA-ja vendosën kufizime ndaj Kosovës, duke përfshirë pezullimin e pjesëmarrjes së Kosovës në stërvitjen ushtarake Defender 23”, thotë Hartwell.

Hoti thotë se Qeveria e Kosovës ka kohë që ka krijuar një hendek në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili, sipas tij, sa vjen e thellohet.

“Madje është një moment për t’u shqetësuar për të gjithë qytetarët e vendit. Në këtë drejtim, mendoj se politika e jashtme ose vizioni për politikën e jashtme duhet të ristrukturohet dhe të ripozicionohet, sepse si e tillë që është, sot jemi pothuajse pa politikë të jashtme, por edhe ajo që ekziston, mendoj se është duke ecur në drejtim të gabuar”, thotë Hoti.

Kosova është bërë subjekt i masave ndëshkuese nga BE-ja dhe SHBA-ja – përfshirë pezullim fondesh e takimesh të nivelit të lartë – pasi e kanë fajësuar për tensionet e larta në veri të vendit.

Situata në këtë zonë të banuar me shumicë serbe është acaruar në fund të majit, kur grupe serbësh lokalë kanë nisur protestat për të kundërshtuar vendosjen e kryetarëve shqiptarë – nën përcjelljen e policisë – në zyrat e komunave në veri.

Protestat në zonë janë shndërruar disa herë në përleshje të dhunshme – më të rëndat kanë qenë më 29 maj, kur dhjetëra ushtarë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, kanë mbetur të plagosur.

Qeveria e Kosovës thotë se është në proces të zbatimit të një plani të BE-së për shtensionimin e situatës, që përfshin edhe organizimin e zgjedhjeve të reja lokale. 

Çfarë thonë në Serbi?

Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, “nuk do bisedime” e as “kompromis” me Serbinë.

Duke folur para gazetarëve të hënën, ai tha se “Kurti nuk e do Asociacionin e komunave [me shumicë] serbe” dhe se është ai që “nuk ka dashur të bisedojë për shtensionimin” e situatës në veri të Kosovës.

“Vuçiq, qartazi, ka treguar se është i gatshëm për zgjidhje kompromisi, sepse kjo është mënyra e vetme për t’i mbrojtur serbët në Kosovë”, tha Petkoviq, vendi i të cilit synon anëtarësimin në BE, por ruan marrëdhënie të ngushta edhe me Rusinë. 

Si mund të çohet dialogu përpara?

Takimi i Kurtit më 14 shtator ishte i pari pas më shumë se katër muajsh.

Opozita në Kosovë vlerëson se masat që BE-ja i ka ndërmarrë ndaj Kosovës, e qesin vendin, përkatësisht kryeministrin Kurti në një pozitë më të pafavorshme.

Sipas disa përfaqësuesve të Partisë Demokratike të Kosovës, shtegdalje do të ishte largimi i kësaj qeverie.

“Për herë të parë Kosova është e vetme në dialog karshi Serbisë. Fatkeqësisht, duket se Qeveria e Kosovës sot nuk e ka afër asnjë aleat për konsultime paraprake, siç ka ndodhur gjithmonë në procese negociatore të Kosovës me Serbinë”, shkroi Avdullah Hoti i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Facebook, pas raportimit të Kurtit para gazetarëve.

Hartwell, nga Shkolla e Londrës për Ekonomi dhe Shkenca Politike, thotë se BE-ja dhe SHBA-ja duhet të vendosin një objektiv të mirëpërcaktuar për zgjidhjen e konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë, pasi termit “normalizim”, thotë ai, i mungon qartësia.

“Për më tepër, është thelbësore të pranohet realiteti se ‘marrëveshjet’ e famshme nuk janë vërtet ligjërisht të detyrueshme, duke e lejuar Vuçiqin që në mënyrë selektive t’u japë përparësi preferencave të tij. Ekziston, gjithashtu, një nevojë urgjente për t’i pranuar mangësitë në procesin aktual të dialogut. Pasi të jetë vendosur njohja [Kosovë-Serbi], hapi tjetër do të duhej të ishte hartimi i strategjive për t’i dhënë fund konfliktit përfundimisht”, përfundon Hartwell.

Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë se është i zhgënjyer me mungesën e përparimit në dialogun Kosovë-Serbi dhe ka paralajmëruar se do të konsultohet me partnerët për hapat e ardhshëm.

Previous Post

OSBE: Institucionet të krijojnë hapësira që media të funksionojë pa pengesa

Next Post

Hunter Biden ngre padi ndaj agjencisë së taksave, pas dëshmisë së agjentit para Kongresit

albnews

albnews

Related Posts

Presidenca: Të gjitha partitë konfirmojnë pjesëmarrjen në takimin me Osmanin të enjten
Kosova

Presidenca: Të gjitha partitë konfirmojnë pjesëmarrjen në takimin me Osmanin të enjten

13 May, 2025
Dështon për të 15-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës, çfarë ndodhi këtë herë
Kosova

Dështon për të 15-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës, çfarë ndodhi këtë herë

13 May, 2025
Ngërçi me konstituimin e Kuvendit në Kosovë, Osmani nis takimet me forcat politike më 15 maj
Kosova

Ngërçi me konstituimin e Kuvendit në Kosovë, Osmani nis takimet me forcat politike më 15 maj

12 May, 2025
Next Post
Hunter Biden ngre padi ndaj agjencisë së taksave, pas dëshmisë së agjentit para Kongresit

Hunter Biden ngre padi ndaj agjencisë së taksave, pas dëshmisë së agjentit para Kongresit

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Berisha denoncon Ramën: I gatshëm ta shndërrojë Shqipërinë në megaburg për mbështetjen e ndërkombëtarëve

Berisha denoncon Ramën: I gatshëm ta shndërrojë Shqipërinë në megaburg për mbështetjen e ndërkombëtarëve

14 May, 2025
Shqipëria në finalen e Eurovision, mediat serbe shpërthejnë: Provokim i pastër, tregoi shqiponjën me dy koka

Shqipëria në finalen e Eurovision, mediat serbe shpërthejnë: Provokim i pastër, tregoi shqiponjën me dy koka

14 May, 2025
Macron vjen në Shqipëri, Rama do ti japë burgje me qira që Franca të sjellë të dënuarit

Macron vjen në Shqipëri, Rama do ti japë burgje me qira që Franca të sjellë të dënuarit

14 May, 2025
Emigrimi masiv, Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë

Emigrimi masiv, Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë

14 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4701 shares
    Share 1880 Tweet 1175
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2393 shares
    Share 957 Tweet 598
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1810 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM