Ish-ambasadori britanik: Mergim Vojvoda më i miri nga kampi kosovar

albnews
By
1 Min Read

Ish-ambasadori britanik në Kosovë Ruari O’Connell ishte i pranishëm në ndeshjen Kosovë – Angli.

Ai tha për Indeksonline se Kosova jo vetëm në këtë takim, por në tërë kampanjën eliminatore ka bërë paraqitje të mira, por është shumë hezitues dhe i frikësohet daljes në sulm

Ish-kryediplomati britanik cilësoi Mergim Vojvodën si më të mirin nga kampi kosovar, ndërsa tha se as Anglia nuk ishte më e mirë, por shumë më konkrete.

O’Connell në stadium e shoqëroi i biri i tij, teksa kishte të veshur fanellën e kombëtares kosovare.

Share This Article