Dubai është konsideruar deri tani si “parajsa” e personave me rekorde të theksuara kriminale nga Shqipëria.
Kjo ka bërë që ministria e Drejtësisë të dorëzojë tri draftmarrëveshje që lidhen me ekstradimet në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme për t’ia përcjellë Emirateve të Bashkuara Arabe.
Burime nga Ministria e Drejtësisë thanë se qëllimi i tyre është ekstradimi i të dënuarve dhe personave në kërkim që strehohen në këtë shtet, me të cilin Shqipëria nuk ka marrëveshje.
Gjithashtu në draft parashikohen edhe bashkëpunime në fusha të tjera penale.
Pas kësaj faze, pritet edhe një qëndrim nga Emiratet e Bashkuara Arabe lidhur me kërkesën e bërë nga Shqipëria.