Humbi jetën në sulmin me armë në veri të Kosovës, del fotoja e efektivit të vrarë

albnews
By
1 Min Read

Personi që shihni në foto është efektivi i policisë në Kosovë që mbeti i vrarë pas një sulmi me armë në Leposaviç. Ka qenë pikërisht kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ai që ka postuar foton e Afrim Bunjakut, ndërkohë që dy kolegë të tij u plagosën. Policia e Kosovës u sulmua me armë mëngjesin e sotëm në fshatin Banjskë, të Leposaviçit.

Pacolli ka ngushëlluar familjen e policit të vrarë, ndërsa ka thënë se sulmi është i rëndë ndaj ligjit dhe rendit.

Share This Article