Skuadra e Liverpulit njoftoi se ka kapur shifrën rekord të 125 milionë paund të fitimeve në sezonin e shkuar
Kjo shifër do të reduktohet në 106 milionë, pasi 19 milionë do të shkojnë taksa për shtetin britanik.
Gjithsesi ky mbetet një rekord në nivel botëror sa i përket fitimeve të një klubi përgjatë një viti kalendarik.
Në vitin 2017 të ardhurat para tatimit ishin 40 milionë paund për “Reds”, ndërsa në vitin 2018 qarkullimi i të ardhurave u rrit nga 90 milionë në 445 milionë, edhe ky një rekord më vete.
Nga pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve, Liverpulli arriti të arkëtojë plot 72 milionë paund, ndërsa shitja e Filipe Koutinjos te Barcelona solli 142 milionë paund të tjera në janar 2018.